Pas rekomandimit të Komisionerit për mbrojtjen e dhënave personale në sektorin e pasurivë të paluajtshme, Top Neës kontaktoi me Reinaldo Pipiria, Drejtorin Ekzekutiv të NAREA. Në reagimin e tij, Pipiria thekson se sektori i pasurive të paluajtshme është në dijeni të plotë të problematikave të vërejtura nga komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale, të cilat kanë rezultuar pas monitorimit të mënyrës sesi operon tregu imobiliar.