Nisma Thurrje denoncoi në SPAK ish ministren e bujqësisë, Frida Krifca, drejtues të AZHBR-së dhe gjithë zinxhirin vendimmarrës për shpërndarjen e fondeve IPARD të Bashkimit Europian. Në dokumentin e depozituar nga Endrit Shabani dhe Panajot Soko, kërkohet që pas pezullimit të fondeve IPARD nga Bashkimi Europian dhe mbylljes së Hetimeve nga Zyra Kundër Korrupsionit OLAF, Prokuroria e Posaçme të iniciojë hetimet për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, shkeljen e barazinë së pjesëmarrjes në tendera dhe korrupsionin pasiv duke përdorur pushtetin publik për përfitime private.