Një skemë e mirëfilltë abuzuese është denoncuar këtë të premte nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku, lidhur me Ujësjellës Kanalizime Vlorë. Gjatë takimit me përfaqësuesit e këtij institucioni, Balluku u shpreh se janë bërë gati dosjet për secilin që është përfshirë në këtë abuzim.