Avokatët e katër udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilët prokuroria speciale e Hagës kërkon 180 vite burg, paraqitën këtë të mërkurë konkluzionet e tyre para trupës së gjykimit. Avokati Luka Mishetiç tha se pretendimet e prokurorisë janë absurd në momentin që justifikon krimet serbe të luftës në Kosovë me arsyetimin se Presidenti serb në atë kohë nuk kishte kontroll me ushtrinë e tij në Kosovë, por pretendon se udhëheqësi politik i UÇK të kontrollonte këtë ushtri edhe pse ishte themeluar pak muaj më parë.