Kalimi i vettingut në polici në duart e Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore, drejtuar nga Ardi Veliu arriti të siguronte vetëm votat pro të socialistëve, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Deputeti Ervin Salianji mbërriti në kryesi me një abetare në duar, dedikuar Ardi Veliut, të cilin e konsideroi arsyen kryesore që pengon miratimin e ligjit të vettingut në polici, madje shtoi se ky ligj ka prapaskena elektorale.