Kreu i LDK, Lumir Abdixhiku uroi Vetëvendosjen për fitoren në zgjedhjet e së dielës, teksa tha se rezultati që doli nga kutitë nuk ishte ai që priste. Ai paralajmëroi nisjen e një analize të brendshme të partisë, ku nuk përjashtoi as dorëheqjen nga posti i kryetarit të saj. LDK pësoi rënie me gati 7 për qind në krahasim me rezultatet e 9 shkurtit, duke marrë vetëm 15 mandate në parlamentin e ri.