Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti të hënën në Selinë qendrore të partisë ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ku u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus të veçantë në situatën e krijuar nga ngërçi institucional. Siç njoftoi zyra e shtypit e LDK, Abdixhiku theksoi domosdoshmërinë për formimin e institucioneve funksionale që i shërbejnë qytetarëve dhe ritheksoi nevojën për një zgjidhje të shpejtë politike për ngërçin në Kuvend.