Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj ish-kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa, pas kritikave të bëra ndaj tij se duhej të largohej nga drejtimi. Në një postim në Facebook, Lumir Abdixhiku ka shkruar në Facebook se në parti po tentohet të krijohet “zi e terr për gjithçka në LDK”, ndërsa, sipas tij, ka “lëvdata për secilin kundërshtar” të saj.