Mes kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazovic, dhe presidentit të vendit, Milo Gjukanovic, ka shpërthyer një luftë e vërtetë... Presidenti, luajti rol kyc në rrëzimin e qeverisë së tij dhe po pengon përpjekjet për krijimin e një qeverie të re në Mal të zi pa shkuar më parë në zgjedhje të parakohshme, ndërsa Abazovic, e akuzon Gjukanovicin për lidhje me krimin. Në komisionin parlamentar për sigurinë dhe mbrojtjen, kryeministri në detyrë e quajti presidentin sponsor politik të kontrabandës në Malin e Zi.