Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic ka komentuar tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se vendi i tij është i vetmi në Ballkanin Perëndimor që nuk ka çështje të hapura me askënd në rajon dhe pa synimin për të ndërhyrë në marrëdhëniet e askujt. Ai i ka ofruar mundësinë kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit që dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të mbahet në Mal të Zi duke i ftuar Vucic dhe liderin e Kosovës në Podgoricë. Ai ka thenë se i ka bërë apel Kurtit të mos hyjë në konflikt më të thellë me ndërkombëtarët dhe të përpiqet ta zgjidhë këtë çështje me dialog.