Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj përmbylli këtë të hënë përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të tetorit 2025. Procesi u përmbyll me miratimin nga ana e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie të pesë kandidaturave për komunat Malishevë, Kaçanik, Vushtri, Obiliq dhe Drenas.