Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkoi të mërkurën Mocion Mosbesimi për qeverinë Kurti pas situatës së tensionuar në veri të vendit dhe sanksioneve të SHBA-së mbi Kosovën. Pas mbleshjes së kryesisë së kuvendit, shefi i grupit parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, tha se Kurti me këtë qëndrim po vazhdon ta humbasë me shpejtësi sovranitetin në vend.