I njëjti emër, dy vakanca, dy vlerësime të ndryshme me pikë. Procesi i zgjedhjes së Holta Zaçajt si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në vend të Vitore Tushës mbulohet nga hije të forta dyshimi se ka qenë i paracaktuar. Dyshimet lindin nga fakti që në harkun kohor të katër muajve, kandidatja Holta Zaçaj ka dy vlerësime pikëzimi të dhëna nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Në vlerësimin e parë, atë të 11 gushtit 2022, Holta Zaçaj vlerësohet nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me 82.2 pikë.