Top News – A po mbaron koha e Zelenskit…? Presidenti përballë sfidës, kush mund ta zëvendësojë
26/09/2023 15:12

Volodymyr Zelensky foli në Kanada për zgjedhjet presidenciale në Ukrainë duke thënë se do të donte ti zhvillonte ato, sic ishte planifikuar, në fund të mandatit të tij, në prill të vitit të ardhshëm. Edhe më parë ai kishte thënë se ishte i gatshëm për zgjedhje. Por, deklarata e tij është pritur me polemika. Të nxjerrësh qytetarët e një vendi në mes të luftës, për të votuar, mbart shumë probleme ligjore e praktike. Shumë rajone do të përjashtoheshin, përfshirë ato të pushtuara nga rusia. Në kanada, ai foli për një pengesë sidoqoftë. E kjo është ana financiare e zgjedhjeve pasi ukrainasit, për momentin duan të shpenzojnë vetëm për të zbrapsur pushtimin rus. Në cdo rast, ka pak gjasa që zelenski të zëvendësohet në luftë e sipër. Nëse do të ndodhte kjo, Kievi do të shfaqte dobësi. Por nëse lufta zgjat shumë, cfarë do të ndodhë? Zelenski e di se fati i tij si politikan, është i lidhur me suksesin e kundërsulmit. Populli e mbështet në masë, por nëse pas luftës, do të shkohej në zgjedhje pa krimenë dhe donbasin, ai nuk do të kishte shumë shanse. Për më tepër, rizgjedhja e Zelenskit nuk do të ishte e sigurt edhe në kushte më të mira, vecanërisht nëse një i preferuar i popullatës zgjedh të kandidojë. E ky mund të jetë gjenerali Valeri Zaluzhni, që deri më tani mohon ambicjet politike, apo kryebashkiaku i Kievit, ish boksieri Vitali Klicko.

Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31