Pothuajse gjysma e bashkive të vendit kanë miratuar zonat prioritare për paketën e maleve, e cila shihet si një nisëm prioritare nga qeveria për zhvillimin ekonomik. Demo: “Kishim 3 bashki të tjera Pukë, Bulqizë dhe Lezhë, kemi pothuajse gjysmën e bashkive në vend me zona prioritare të miratuara. Numri i interesimeve në territor i është afruar numrit 500. Duke filluar me bashkinë e Shkodër janë në përfundim të shpalljes së zonave prioritare.” Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i shtetit për pushteti vendor, Ervin Demo hodhi poshtë pretendimet se paketa e maleve mund t’i hapë shteg konflikteve për çështje pronësie.