Ministri Hasani: Ky është edhe një rast për të diskutuar mbi sfidat që na presin në vitin 2025. Viti që po lëmë pas ka qenë një vit i suksesshëm për Shqipërinë dhe diplomacinë e saj, me hapa të rëndësishëm drejt integrimit evropian. Kemi forcuar marrëdhëniet me partnerët tanë strategjikë; kemi rritur angazhimet në organizatat ndërkombëtare dhe nismat rajonale; si dhe kemi ngritur më lart mbrojtjen e interesave të shqiptarëve kudo në botë.