Një grumbull I madh me prova janë dorëzuar nga Prokuroria e Specializuar në Hagë, përpara mbylljes së afatit, për rastin e gjykimit ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas mediave në Kosovë, në mesin e shumë materialeve ka edhe dokumente nga institucionet e Beogradit zyrtar, të cilat gjyqtarët e Speciales I kanë pranuar në procesin gjyqësor. MEs dokumenteve janë ato të lëshuar edhe nga departamenti serb i sigurisë shtetërore, apo edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.