Në Tiranë u mbajt konferenca “30 vite partneritet dhe progres, Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias. Në këtë tryezë u mblodhën përfaqësues të drejtësisë si dhe të politikës, deputetë të opozitës dhe të mazhorancës, të cilët diskutuan mbi efektet e reformës në drejtësi si dhe për procesin e Vettingut. As prania e ekspertëve ndërkombëtarë nuk shmangu përplasjet mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.