Policia e Kosovës po heton në dy-tre pista mbi ngjarjen e mbrëmjes së djeshme në Gjollan të Deçanit ku mbetën të varë tre persona si pasojë e një sulmi me kallashnikov drejt një autobusi me nxënës. Lajmin e ka bërë me dije Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmetaj, por pa dhënë detaje mbi pistat e hetimit, pasi theksoi se janë ende në fazën fillestare.