Presidenti Ilir Meta, tashmë nën lupën e hetimeve të prokurorëve të SPAK, mohoi kategorikisht akuzat e ngitura nga ish deputeti Halit Valteri për pastrim parash, fshehje të ardhurash, mospagim të taksave dhe korrupsion aktiv. Meta u shfaq i pashqetësuar në konferencën për shtyp duke e konsideruar këtë çështje, absurde. Në fjalën e tij, ai nuk i kurseu akuzat ndaj atyre që e çuan në duart e SPAK, megjithatë presidenti ruajti protokollin duke mos zgjedhur të përmendë asnjë emër konkret.