Gjatë raportimit në komisionin e ligjeve, kreu i SPAK edhe njëherë vendosi theksin tek statusi i prokurorëve. Ai tha se duhet ndërhyrje ligjore pasi rrezikon cilësia e vazhdimësisë së hetimeve. Kjo për shkak se në vitin 2028, 11 prokurorëve të SPAK u përfundon mandati. E për këtë arsye Dumani kërkoi mundësi për rikandidim të prokurorëve duke iu bërë një analizë dhe në bazë të performacnës që kanë bërë gjatë mandatit 9-vjeçar. Kjo për të mos cënuar hetimet.