Gjendja Civile i është përgjigjur kërksesës ss Prokurorisë së posacme antikorrupsion, lidhur me formularin e dekriminalizimit të ish presidentit Ilir Meta, si pasojë e një padie të depozituar nga ish-deputeti Halit Valteri. Sipas gjendjes Civile, ish presidenti nuk ka kryer ndryshime në gjeneralitete dhe konfirmon se ai është i regjistruar si Ilir Metaj. Në fakt, certifikanën personale të ish presidentit e publikoi fillimisht bashëshortja e tij rreth dy ditë më parë në rrjetet sociale. Duke ironizuar SPAK-un, Monika Kryemadhi tha se Partia e Lirisë ka vendosur të ndihmojë procesin hetimor, ndaj dhe vendosi ta postoj certifikatën e Metës.