Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha Genci Gjokutaj ka zbërthyer kuptimin e pyetjeve që klienti i tij i bëri gjyqtares Irena Gjoka në distancë në një nga daljet e tij në ballknin e banesës, ku qëndron prej 2 muajsh i izoluar. Berisha ka pyetur gjyqtaren nëse është përzënë ndonjëherë nga ndonjë vend i BE-së, apo nëse ka mbajtur ndonjëherë mbiemrin Spata, por nuk ka dhënë më shumë hollësi lidhur me akuzat që i drejtonte gjyqtares.