Departamenti amerikan i mbrojtjes të enjten tha se nuk ka asnjë informacion për momentin që mund të sugjerojë që një raketë tokë-ajër ka rrëzuar avionin ku mendohet se ndodhej lideri i mercenarëve rusë Jevgeni Prigozhin. Gjenerali i forcave ajrore, Patrik Rajder, një zëdhënës i pentagonit, nuk ofroi të dhëna apo detaje të asaj që zyrtarët amerikanë besojnë se shkaktoi aksidentin ndërsa foli për cështjen në një konferencë për shtyp në Pentagon.