Legjislatura aktuale e Kuvendit është duke mbyllur punimet, për t’u hapur rrugë pushimeve zyrtare të verës dhe më pas rikthimit të Kuvendit të ri, që e merr mandatin më 9 shtator. 11 maji la jashtë disa emra me numër mandatesh shumëfish mbi supe. Për një pjesë të tyre, hyrja në sallën e seancave plenare këtë të enjte, ndoshta ishte e fundit. Rendi i ditësh në këtë seancë kishte 11 projektligje, mes të cilëve edhe atë kundër dezinformimit, si dhe aktin normativ të Qeverisë për ndryshimet në buxhetin e këtij viti.