Nëse raketa Tomahawk do t’i jepet apo jo Ukrainës, si ndihmë në luftën kundër Rusisë, tashmë është në dorën e presidentit Donald Trump, pasi Pentagoni I ka dhënë dritën jeshile furnizimit të Kievit me këtë raketë. Ky vendim erdhi pasi vlerësoi se kjo nuk do të ndikonte negativisht në rezervat amerikane, duke e lënë vendimin përfundimtar politik në duart e Presidentit Donald Trump, raporton CNN, duke cituar tre zyrtarë amerikanë dhe evropianë të njohur me çështjen.