Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se SPAK e ka treguar se është në gjendje të përballet me grupet kriminale që kanë lidhje edhe me politikën. Gjatë takimit të zhvilluar në Universitetin e Shkodrës me studentët, në kuadër të një projekti të Komitetit Shqiptar të Helsinkit mbi luftën kundër korrupsionit, Dumani tha se janë përpjekur që pjesë e SPAK të bëhen persona me integritet dhe koha do ta tregojë punën që po bën kjo Prokurori.