Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nisur drejt Brukselit me shpresën se lidërët europianë do të mbajnë fjalën dhe të japin dritën jeshile për liberalizimin e vizave me Kosovën. Osmani do të përfaqësojë Kosovën në samitin mes BE dhe Ballkanit Perëndimor por thotë se nuk ka pritshmëri të mëdha.