Qytetarët serbë të katër komunave veriore të kosovës, nuk janë të informuar rreth marrëveshjes për energjinë mes KEDS-it dhe Elektroseverit, e cila do të mundësojë inkasimin e rrymës së shpenzuar nga ana e tyre. Ndonëse nuk i dinë detajet e kësaj marrëveshjeje, ata thonë për KosovaPress se tani duhet të fillojnë të paguajnë për energjinë që shpenzojnë.