Dorëheqja e Liz Truss pas vetëm 6 javësh në detyrë, ka lënë sërish bosh Dauinig Stret, duke sjellë jo vetëm një krizë politike por edhe një garë të ashpër brenda konservatorëve. Pak ore pas lajmit për largimin e saj, mediat britanike kanë zbuluar një listë me kandidatët e mundshëm, ndër të cilët përfshihet edhe emri i kandidatit me të cilin Truss u përball në zgjedhjet e para, pikërisht Rishi Sunak.