Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, shihen nga diplomatët e Bashkimit Evropian, si një rast për të normalizuar edhe situatën në veri dhe për të kthyer besimin e serbëve nga ajo pjesë e Kosovës ndaj autoriteteve kosovare. Sipas REL, për BE-në sidomos shqetësuese ka qenë situata me përfaqësimin e serbëve pas dorëheqjes në mënyrë të organizuar nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022 dhe bojkotimit të zgjedhjeve lokale në prill të vitit 2023.