BE mbajti të premten samitin e parë në Kiev për të treguar mbështetjen evropiane për Kievin në prag të përvjetorit të pushtimit rus, si dhe për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u takuan me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, teksa alarmet për sulme ajrore ruse u dëgjuan për dy orë në kryeqytet dhe në mbarë Ukrainën. Në një deklaratë të përbashkët pas diskutimeve të gjithë liderët e BE ranë dakord se Ukraina ka bërë "përpjekje të rëndësishme" në përparimin drejt anëtarësimit, por se Kievi duhet të zbatojë më shumë reforma.