Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi se po punojnë për bashkimin e opozitës. Noka: Ne kemi bërë punë të madhe për bashkimin e PD-së dhe opozitës dhe po vazhdojmë ta bëjmë. Jemi të hapur në këtë pikë dhe çdo individ që është demokrat dhe opozitar, përjashto Bravën dhe Alibashën, do jetë pjesë e punës tonë për t’u bashkuar dhe krijuar frontin apo federatën kundër këtij regjimi kriminal që kemi përballë.