Zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm do t’i kushtojnë Kosovës rreth 9 milionë euro. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Prishtinë ka bërë publik buxhetin që ka vendosur në dispozicion të mbarëvajtjes së procesit. Në një interviste për KosovaPress, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se planifikimi buxhetor është 8.7 milionë euro, ndërsa kostoja përfundimtare do të mund të dihet vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare.