“Kutia e Pandorës është hapur.” Me këtë mbishkrim hakerat iranianë kanë nxjerrë në shitje databazat e plota me të dhëna sensitive të qytetarëve shqiptarë. Një tjetër sistem është goditur nga sulmet kibernetike iraniane, pas sistemit tims dhe memex, tashmë edhe sistemi më i madh policor i quajtur ‘Deep Sea’ ka rënë në duart e hakerave iranianë.