Punëtorët e transportit publik “trafiku urban” dhe operatorëve privat kanë vijuar protestën për të nëntën ditë radhazi në Prishtinë. Ata bllokuan rrugën nga godina e qeverisë, deri te objketi i Komunës së Prishtinës, në shenjë proteste për borxhin që kjo e fundit e ka ndaj tyre. Borxhi ka sjellë përplasje mes kreut të Komunës së Prishtinës Përparim Rama dhe qeverisë në detyrë..