Policia e Tiranës ka arrestuar një 64 vjeçar si autor të dyshuar të vrasjes me sende të forta të 81-vjeçarit, Xhemal Meta, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Zall Bastar të kryeqytetit. I arrestuari është shtetasi Isuf Hasa, fqinj me viktimën. Policia thotë se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa autori pasi është larguar i ka marrë viktimës edhe një shumë parash prej 200 mijë lekësh.