Partia Demokratike kërkon nga strukturat shtetërore që të reagojnë në lidhje me 800 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme që po rikthehen në Portin e Durrësit. Depozitimi i këtyre materialeve në portin e Durrësit, rrezikon jeten dhe shendetitin e qytetarëve dhe cënon turizmin e qytetit. Kompania KURUM nga viti 2022, ka prodhuar mbi 10 mijë Ton mbetje të rrezikshme? Ku ka përfunduar kjo sasi lëndësh?