Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë ka intensifikuar kontrollet dhe veprimet hetimore për të parandaluar dhe goditur krimet ndërkufitare. Operacioni policor i koduar "Green Border" ka vënë në pranga një 41-vjeçar pas ndihmës që iu ka ofruar disa shtetasve për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke përfituar nga 600 deri në 800 euro për person.