Investimet e Shqipërisë në Kosovë gjatë vitit 2022 kanë qenë rreth 80 milionë euro. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin e Zhvillimin Rajonal Kosovë-Shqipëri, e cila u mbajt në Gjakovë. Kurti konfirmoi se investimet janë rritur ndjeshëm, duke shtuar se deri më tani janë184 marrëveshje të firmosura mes dy vendeve.