Top News – 8 të arrestuar për arratisjen e Altin Ndocit. Në pranga gardianët, zv.shefi i tyre dhe kryeinfermieri
14/01/2026 10:38

Tetë persona janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Durrësit për arratisjen e Altin Ndocit, që ndodhi ditën e martë gjatë shoqërimit të tij për në spital. Masat e sigurisë të caktuara nga prokuroria janë ekzekutuar nga shërbimi i kontrollit të brendshëm i burgjeve. Të arrestuarit janë gjashtë efektivë të policisë së burgut të Durrësit, zv.shefi i policisë në këtë burg dhe kryeinfermieri i spitalit të burgut. Altin Ndoci, i burgosuri i rrezikshëm që po gjykohej për masakrën e Bradasheshit në Elbasan është zhdukur pa gjurmë. Autoritetet nuk kanë asnjë të dhënë mbi vendndodhjen e mundshme të tij, teksa hetimet janë shtrirë si administrative, ashtu edhe penale. Burime të Top Neës pohojnë se po hetohen disa elementë që ngrenë dyshimet për një arratisje të mirëmenduar, ku dyshohet se mund të ketë bashkëpunëtorë edhe nga radhët e policisë së burgjeve, apo stafit mjekësor të burgjeve. Hetimet kanë nisur nga fakti se pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë tregojnë se Altin Ndoci është shoqëruar me ambulancë për në spitalin e Durrësit i paprangosur. Ai ka shfrytëzuar një moment pakujdesie nga grupi i shoqërimit dhe pasi është përplasur me efektivët e burgjeve ka arritur që të largohet me shpejtësi me vrap.

Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42
Top News- Transporti paralajmëron ndërprerje/ Letër ministrive dhe bashkisë për kompensim të naftës
10/04 21:21
Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30
Top News- Pse u hoq nafta direkte për fermerët. Kryeministri Ed Rama-Kemi hequr mundësinë e abuzimit
10/04 18:58
Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24
Top News – Trupat amerikane në Evropë / Trump kërcënon t’i tërheqë, ku janë të vendosura
10/04 15:22
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top News- ‘Breshëri me kushte të reja në rrugën e integrimi’/ Berisha: Shqipëria po ndëshkohet
10/04 15:16