Partia Demokratike vijoi akuzat ndaj kreut të Kuvendit, Niko Peleshi, i cili sipas opozitës, po mbingarkon kalendarin e punës në Kuvend duke mos u lënë kohë deputetëve që të debatojnë mbi projektligjet e propozuara nga Qeveria. Në mbledhjen e kryetarëve këtë të martë në rend dite ishin diskutimet mbi propozimet e qeverisë për paketën fiskale.