Skënder Xhepa, xhaxhai i Ilir Xhepës, i akuzuar si bashkëpunëtor për vrasjen e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Palulin Gjergji në Laç para thuajse një viti, ka denoncuar në polici për një mesazh që ai e ka cilësuar si kërcënues. Mësohet se në derën e shtëpisë së tij, ai ka gjetur 8 plumba, ndërkohë pas kallëzimit, Prokuroria e Kurbinit ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen.