Dy turistë francezë janë shpëtuar pasi mbetën të bllokuar në një zonë të vështirë malore në Alpe. Ato janë lokalizuar nga banorë të zonës dhe policia pas një operacioni gati 8 orë të zhvilluar gjatë natës. Sipas njoftimit të policisë, njëri prej turistëve kishte shfaqur probleme shëndetësore. Ai vijon të marrë asistencë mjekësore në spitalin e Shkodrës, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Turistët u shoqëruan deri në një zonë të aksesueshme nga automjeti i Policisë dhe më pas janë transportuar me këtë automjet, në spitalin e Shkodrës. Pas operacionit nga policia ka reaguar dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili i ka bërë thirrje turistëve që gjenden në nevojë të kërkojnë ndihmë, pasi ndërhyrja e specializuar do të jetë e menjëhershme.