8 dhjetori, dita që shënon dhe 33-vjetorin e Ditës kombëtare të Rinisë, që përkon njëkohësisht me vendosjen e pluralizmit në Shqipëri. Ishte pikërisht lëvizja paqësore studentore e vitit 1990 që ndryshoi historinë e Shqipërisë. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike. Që do të sillte rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.