Në 3 javë nga marrja e detyrës së kreut të shtetit, Bajram Begaj, ka firmosur 8 dekrete. Sipas faqes zyrtare të Presidencës, dekreti i parë i nënshkruar nga Presidenti Begaj, është ai për emërimin e Belinda Ballukut në postin e Zv.Kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndjekur po ashtu nga një tjetër emërim i kryeministrit, përkatësisht të Majlinda Dhukës, në postin e Ministrit të Shtetit dhe Kryenegociatorit.