Partia Demokratike e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha vijon me akuzat për manipulim të zgjedhjeve të 14 majit. Nëpërmjet anëtares së Këshillit Kombëtar, Silvi Bardhi, PD akuzon Bashkinë Tiranë se nëpërmjet një drejtori ka siguruar 3 apartamente me qira për 8 qytetarë në mënyrë që të mund të votonin në Tiranë.