Deputeti socialist Erion Braçe gjatë diskutimeve për raportin vjetor të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Kuvend, denoncoi sjelljen abuzive dhe klienteliste të disa zyrtarëve në Drejtoritë e Doganave dhe Tatimeve. Braçe solli një rast të pazakontë ku një biznes I vogël në periferi të Tiranës ishte gjobitur me 8.2 milionë lekë të vjetra për 15 kilogramë gjizë të gjetura pa faturë tatimore.