Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e 78-vjeçarit Gëzim Vija në fshatin Bulgarec të Korçës, I cili u gjet I pajetë në banesën e tij gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjteje. Nga verifikimet e kryera në trupin e viktimës, policia konfirmon se rasti nuk ka të bëjë me vdekje për shkaqe natyrore por ngjarja është kriminale, pasi rezulton se I moshuari është vrarë. 78-vjeçari, sipas uniformave blu, është goditur në kokë me mjete të forta, e si pasojë e goditjeve ka humbur jetën. Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar në komisariat të gjithë familjarët dhe të afërmit e viktimës ku u janë marrë deklarimet nëse kanë apo jo konflikte të mundshme.