Përgjatë vitit 2025 vetëm nga bashkitë janë miratuar gjithsej rreth 1160 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, me një vlerë të përafërt investimi prej 74 miliardë lekësh. Të dhënat e përpiluara nga Instituti i Statistikave, bazohen vetëm tek zyrat e urbanistikës të bashkive të vendit, dhe nuk ka informacion për lejet e firmosura nga Këshilli Kombëtar i Territorit, i cili ka peshën kryesore në lejet që jepen për ndërtimet në vend, për godina mbi gjashtë kate.